Lajme
Maqedoni, propozohet ligj që i fshinë mërgimtarët nga regjistri
Nëse një qytetarë qëndron më shumë se tre muaj jashtë vendit, atëherë me automatizëm MPB do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni
Qeveria e Maqedonisë ka iniciuar ndryshimin dhe amendamentimin e dy ligjeve, Ligjit për letërnjoftim dhe Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me të cilët fshinë nga regjistri i banorëve rezidentë të gjithë mërgimtarët e këtij shteti, që qëndrojnë jashtë Maqedonisë më shumë se tre muaj.
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, shtetasi i cili do të qëndron jashtë vendit për periudhë më gjatë se 3 muaj, me automatizëm Ministra e Punëve të Brendshme, do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni, shkruan sot gazeta Koha.
Sipas ndryshimeve ligjore, qytetari i cili ka ndërmend të qëndrojë jashtë shtetit më shumë se tre muaj obligohet që qëndrimin ta paraqesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vendkalimin kufitar nga, i cili e ka lëshuar vendin ose në përfaqësinë diplomatike në vendin ku shkon, edhe atë në afat prej 30 ditëve.
“Nëse pas kontrollin në teren nga e pjesëtari i MBP-së konstatohet se shtetasi nuk banon në vendbanim me shumë se tre muaj, atëherë me automatizëm fshihet vendbanimi i tij”, tha Anastasia Ilievska, sekretare shtetërore në MPB gjatë arsyetimit të propozimeve në Komisoni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.
Të dy ligjet janë kundërshtuar në lexim të parë në komision nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq për miratimin e këtyre dy ligjeve në lexim të parë në seancë plenare nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










