Lajme
Maqedoni: Prej sot restoranet punojnë deri në orën 18:00, ndalohen festimet e tubimet
Prej sot fillon zbatimi i masave restriktive që i solli Qeveria sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelerike shkurtohet deri në orën 18:00, ndërsa ndalohet edhe organizimi dhe mbajtja e festimeve për festat e ardhshme të Vitit të Ri dhe ato fetare. Këto masa, sipas kompetentëve, kanë për qëllim të shmanget rritja e numrit të të sëmurëve nga Covid-19 në periudhën e ardhshme të festave, shkruan koha.mk, transmeton Albinfo.ch.
Masat nuk lejojnë as organizime të Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur nga subjektet fizike dhe juridike. Kjo ka të bëjë edhe me institucionet publike, për shkak të së cilës, komunave dhe të gjitha organizatave të themeluara nga vetëqeverisja lokale u tregohet se përveç që është e ndaluar ç’farëdo lloj tubimi grupor dhe organizim i festimeve me rastin e festave të ardhshme, duhet të anulohen edhe festimet që tashmë eventualisht janë caktuar.
Në masat restriktive është përfshirë edhe ndalesa për hotelet për organizim të festimeve me rastin e festave të ardhshmme. Edhe ato, nëse tashmë kanë organizuar festime të Vit të Ri, duhet t’i anulojnë.
Në objektet hotelerike-akomoduese dhe restoranet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21:00. Ato do të mund të punojnë vetëm për mysafirët e pansionit dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Kufizohet orari i punës edhe në kafenetë, baret dhe banaket në objektet akomoduese hotelerike deri në orën 18:00.
Me masat e reja ndalohet edhe marrja me qira e shtëpive të uikendit dhe kapaciteteve tjera turistike për akomodim, për tubime grupore dhe organizim të festimeve me rastin e festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare, përveç për personat nga një, familje e njëjtë.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski potencoi se MPB në mënyrë parandaluese reagon që tani deri te pronarët e shtëpive të uikendit që planifikojnë t’i japin me qira për festat e ardhshme, që ta dinë se çka mund t’i presë atje ku do të ndodh ajo. Tashmë, tha ai, janë përgatitur të gjitha planet për kontrolle të përforcuara.
“Atë do ta bëjmë nga java e ardhshme dhe gjatë natës së Vitit të Ri, ashtu që për policinë do të ketë shumë punë, megjithatë shëndeti dhe jeta e qytetarëve duhet të jetë në prioritet të lartë. Policia do të veprojë në bazë të të gjitha normave të lejuara dhe rregullave të cilat janë në bazë të Ligjit”, theksoi dje Spasovski.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









