Lajme
Maqedoni: Pesë viktima dhe 183 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1769 testime për coronavirus, ndërsa 183 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-51, Kumanovë-7, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-15, Tetovë-13, Strugë-4, Veles-3, Manastir-6, Ohër-5, Kavadar-5, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçan-20, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-4, Dellçevë-5, Sveti Nikole-3, Resnjë-2.
Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë persona: Shkupi (51 vjeç), Dibra (68), Kriva Pallanka (58), Radovish (71) dhe Koçani (66).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 102 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.049, prej të cilëve 14.186 janë shëruar, ndërsa 710 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.153.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











