Maqedonia
Maqedoni: Nga nesër, vaksinime masive pa termin
Në Shkup vaksinim pa termin do të ketë në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, të cilët do punojnë nga ora 7.30 – 19.30 të mbrëmjes
Nga nesër fillon vaksinimi pa termin i qytetarëve kundër Kovid 19. Të gjithë ata të cilët duan të vaksinohen, por deri më tash nuk janë paraqitur, munden që pa termin të caktuar paraprakisht t’u drejtohen pikave të vaksinimit në shtëpitë e shëndetit, spitale apo poliklinika në qytetet e tyre.
Nëpër sallat e sportit nga nesër do të bëhet rivaksinimi i atyre, të cilët veçmë kanë pranuar dozën e parë.
Në Shkup vaksinim pa termin do të ketë në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, të cilët do punojnë nga ora 7.30 – 19.30 të mbrëmjes. Nga nesër do të hapet pikë e re vaksinimi edhe në Poliklinikën në Shuto Orizare. Nga nesër po ashtu fillon dhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12-vjeçare, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Në dispozicion për dozën e parë janë vaksinat Pfizer, Sinovak dhe Astra&Zeneca. Me vaksinën Pfizer kryesisht vaksinohen fëmijët, shtatzënat dhe gjidhënëset, ndërsa me Astra&Zeneca qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar mbi 245.000 qytetarë.
Të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 14 raste të reja me virusin korona. Nuk ka asnjë viktimë, ndërsa dy persona janë shëruar. Raste aktive janë 184 persona.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











