Maqedonia
Maqedoni: Mjekët kërcënojnë me greva, kërkojnë rritje pagash
Protestë në kohë pauze, mbyllje të objekteve të kujdesit shëndetësor për disa orë gjatë ditës ose grevë të përgjithshme. Njërën prej këtyre varianteve do të zgjedhin punonjësit shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut nëse nuk ka rritje lineare të pagave për të gjithë apo harmonizim të pagave të tyre me pagën minimale, raporton alsat, përcjell albinfo.ch.
Koordinatori nacional për shëndetësi, Bobi Bojçevski, paralajmëroi takime koordinative për javët në vijim, ku edhe do të vendoset se cilin opcion të protestës do të zgjedhin.
“Nga njëra anë kemi deklaratë nga ministri se nuk do të ketë rritje, nga ana tjetër, nga zëvendësministri, që punojnë në të njejtën ministri, kanë zyrat ballë përballë, thotë se do të ketë rritje lineare për të gjithë punonjësit në sektorin shëndetësor. Rritje prej higjienistit deri te mjeku. Nëse nuk ka rritje lineare, siç tha vetë zëvendësministrja, ne me trupin koordinativ kemi tri opcione: protestë në pauzë, mbyllje të klinikave dhe grevë të përgjithshme”, tha Bobi Bojçevski, Koordinator Nacional për Shëndetësi.
Përveç rritjes së pagave, sindikalistët kërkojnë edhe rregullim të statusit të punonjësve me kontrata në vepër.
“Qëndrimi ynë është i qartë, në emrin e të gjithë punonjësve me marrëveshje në vepër, apel te institucionet dhe qeveria, statusi ynë i punës të zgjidhet, sepse ne nuk kërkojmë asgjë më shumë përveç të drejtën e jetës dhe ekzistencës, në shtetin e njëjtë si çdo njeri normal në shtet. Të mundemi ta planifikojmë familjen dhe ta fillojmë këtu dhe jo në mërgim”, shtoi Tomas Todorov, i punësuar me kontratë në vepër.
Sindikalistët thonë se ky problem është i pranishëm një kohë më të gjatë dhe ka punonjës që punojnë deri në 13 vjet dhe nuk e kanë të rregulluar statusin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











