Maqedonia
Maqedoni: Migrimi nuk ka të ndalur, të rinj e pleq para Ambasadës gjermane
Ata shihen duke pritur për vizë përpara Ambasadës gjermane në Shkup, pasi shumicës familjarët në Gjermani ua kanë siguruar vendqëndrimin dhe vendin e punës.

Numri i shtetasve të Maqedonisë që po shpërngulen në Gjermani nga viti në vit po rritet, tregojnë të dhënat nga Byroja gjermane e Statistikave, transmeton albinfo.ch.
Në vitin 2018, gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë e kanë kërkuar lumturinë e tyre në Gjermani. Prej tyre, 7.812 kanë mbetur atje edhe në vitin aktual, ndërsa 10.666 janë kthyer në atdheun e tyre. Krahasuar me vitin paraprak 2017, numri neto i atyre që kanë mbetur për të punuar dhe jetuar në Gjermani është rritur për 30 për qind. Viti rekord me shpërngulje 2015 ende nuk është arritur, por numri i shtetasve të Maqedonisë që po shpërngulen në Gjermani nga viti në vit po rritet përsëri, tregojnë të dhënat nga Byroja gjermane e Statistikave. Numri bruto i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë aplikuar për territorin gjerman në të dy vitet është relativisht e njëjtë (18.478 në vitin 2018 kundrejt 18.235 në vitin 2017), por po rritet numri i atyre që kanë mbetur në Gjermani. Në vitin 2017 ai numër ka qenë 6.000 persona.
Ata shihen duke pritur për vizë përpara Ambasadës gjermane në Shkup, pasi shumicës familjarët në Gjermani ua kanë siguruar vendqëndrimin dhe vendin e punës.
“Unë kam aplikuar për një vit dhe e kam siguruar vendin e punës atje. Do të shkoj në Hamburg. Aplikoj për herë të parë, kam pritur një vit pas aplikimit, tani jam duke pritur radhën nëse do të më japin vizën ose jo”, tha një qytetar.
“Unë jam nga Kumanova dhe pres të marr rezultatin për vizë pune, do të nisem për në Frankfurt, jam duke pritur me padurim vendimin e ambasadës. E kam siguruar vendin e punës që këtu, sepse kam familjarët e mi atje të cilët e kanë rregulluar terrenin”, u shpreh një qytetar.
Qytetarët thonë se motivi për t’u larguar nuk është vetëm çështja e punësimit dhe paga, por edhe mungesa e perspektives, mungesa e shtetit ligjor dhe korrupsioni. “Secili kërkon diçka më mirë për vete, për punë, para dhe për një jetë më të mirë shkojnë të gjithë”, theksoi një qytetar. “Nuk ka punësime, nuk ka rroga, nuk ka kënaqësi, s’na merr në dorë asnjë. Ikin për jetë më të mirë. Edhe ne pleqtë do të shkojmë. Nëse shkon djali ose vajza do të shkojmë edhe ne, çka do të bëjmë këtu. Kam ardhur tërë ditën mundohem ta shes duhanin, nuk kam shitur asgjë”, potencoi një qytetar.
“Nuk ka perspektivë këtu, s’ka punë, s’ka jetë. Fshati im i ka 700 shtëpi, të gjithë të rinjtë kanë ikur dhe kanë mbetur vetëm pleqtë. Tash do të vijnë zgjedhjet dhe pyes veten kush do të votojë, nuk ka njerëz”, deklaroi një qytetar. -A keni ndonjë të afërt që jeton në Gjermani? Nga vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Kroacia ose Bosnja e Hercegovina në vit migrojnë më shumë se 100.000 punëtorë, përfshirë edhe ata me arsim të lartë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?