Lajme
Maqedoni: Mërgimtarët vërshojnë sportelet për pajisje me pasaporta
Pikat e fotografimit për dokumentet personale tashmë janë vërshuar nga mërgimtarët, të cilët udhëtuan drejt vendlindjes për t’u pajisur me pasaporta të rinj, me emrin Maqedonia e Veriut. Për të kryer punë më shpejt mërgimtarët pa termin po aplikojnë me procedurë të përshpejtuar me qëllim të mos rrezikojnë vendet e punës dhe humbjen e të drejtës për leje qëndrimi në shtetet perëndimore. Mërgimtarët shprehen të revoltuar për shpenzimet e dyfishta, raporton alsat, përcjell albinfo.ch.
“E bëmë me procedurë të shpejtë, erdhëm pa termin, shkuam te kryeshefja, na dha terminin, u fotografuam dhe aq, shpresoj se do të jetë gati. Për sa kohë? Na thanë prej dy deri në katër ditë, a do të bëhet vetëm Zoti e di. Unë mendoj se aspak nuk duhet të ndërrohen, këto janë vetëm shpenzime shtesë. Pasaporta ime vlen deri në vitin 2030. Deri të premten kemi pushim, nga e hëna jemi në punë, nëse nuk mbarojmë punë, do të duhet sërish t’i blejmë bileta, këto janë shpenzime të dyfishta, çdo i dyti është kështu”, tha një qytetare.
“Më duhet me procedurë të shpejtë, duhet të udhëtoj. Nuk ka rrëmujë, me termine është”, shtoi një qytetare.
“Kam ardh për pasaportën me procedurë të shpejtë se në Gjermani nuk mund t’i marr dokumentet pa qenë pasaporta e re. Thanë se për tre katër ditë përafërsisht do të bëhet. A mund ta rrezikosh vendin e punës nëse nuk shkon me kohë? Po, për këtë edhe po frikohem se nuk jam i sigurt”, shtoi një qytetar.
“Vetëm u fotografuam? Me procedurë të shpejtë ose të rregullt? Me të shpejtë, sepse jeton në Gjermani”, tha një qytetar.
Përveç mërgimtarëve, qytetarët e tjerë aplikonin për letërnjoftim dhe patent shofer sipas terminëve të caktuara paraprakisht.
“Për çfarë u fotografuat? Për letërnjoftim. A kishte rrëmujë, a pritët. Jo, nuk pritëm shumë, e kishim të caktuar, shkoi shpejt. Për 10 minuta, shpejt kaloi, gjithçka me radhë”, u shpreh një qytetare.
Deri tani me pasaporta me emrin e ri të shtetit janë pajisur rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











