Lajme
Maqedoni e Veriut: Shumë qytetarë duan ta ndryshojnë emrin dhe mbiemrin
Shumë qytetarë në Maqedoninë e Veriut kanë ndryshuar emrin e tyre personal sepse nuk u pëlqen, ndërsa shumë e ndryshuan emrin pasi vendosën të jetojnë jashtë vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se më shumë se 3000 njerëz kanë aplikuar në këtë ministri vitin e kaluar dhe të paktën 1.000 këtë vit për të ndryshuar emrat e tyre personal.
Shifrat e autoriteteve tregojnë se gjatë vitit 2019, janë paraqitur gjithsej 3,706 kërkesa për ndryshim të emrit personal, ndërsa në 2020 deri më 3 korrik, janë paraqitur gjithsej 1.157 kërkesa. Si pjesë e emrit personal, qytetarët mund të ndryshojnë mbiemrin dhe kjo ndodh shumë më shpesh, përcjell albinfo.ch.
“Emri personal (emri dhe mbiemri) është e drejtë e qytetarit. Ata kanë të drejtë ta ndryshojnë emrin personal, gjegjësisht vetëm emrin ose mbiemrin. Arsyet më të zakonshme për ndryshimin e emrit personal (zakonisht mbiemrit) janë ndryshimi i mbiemrit bazuar në kontratën e martesës, ndryshimi i mbiemrit bazuar në divorcin dhe arsyet e tjera personale”, thonë nga MPB.
Por emrin dhe mbiemrin, sipas Ligjit në fuqi, u lejohet ta ndërrojnë personat ndaj të cilëve ka procedura penale për një vepër penale sipas detyrës zyrtare ose të një personi të dënuar për një krim të tillë, deri sa të jetë vuajtur dënimi ose të kenë zgjatur pasojat juridike të dënimit.
E njëjta vlen edhe për një person për të cilin do të përcaktohet se kërkesa është paraqitur me qëllim të shmangies së detyrimeve të përcaktuara me ligj.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm Ministria e Çështjeve Sociale ka finalizuar projektligjin për vendosjen e pensionit të pjesshëm. Nga viti i...
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri