Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Një viktimë dhe 14 raste të reja
Nga 242 teste, 14 kanë rezultuar pozitive
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve. Sipas qyteteve, janë shëruar nëntë pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri.
Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me 28 prill.
Që nga fillimi i epidemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1586 persona, prej të cilëve 1099 janë shëruar, 90 kanë ndërruar jetë. Në vendin tonë për momentin ka 397 raste aktive të regjistruara, shkruan Alsat M.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












