Lajme

Maqedoni: 12 viktima dhe 132 raste të reja me koronavirus, shërohen 112 pacientë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje të tjera. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

-Shkup 57
-Kumanovë 10
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 7
-Tetovë 19
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 1
-Ohër 5
-Kavadar 1
-Gostivar 6
-Probishtip 2
-Shën Nikollë 2
-Resnje 1