Maqedonia
Maqedoni, diskutohen kufizime të reja
Komisioni i Sëmundjeve Infektive diskutoi për masa të reja shtrënguese kundër Kovid-19. Është shqyrtuar mundësia e kufizimit të kapaciteteve në transportin publik dhe kufizimi i punës së operatorëve ekonomikë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se gjatë fundjavës do të analizohet pasqyra epidemiologjike në vend dhe, në rast se trendi i rritjes së rasteve të reja vazhdon, fuqizimi i masave do të propozohet nga dita e hënë.
Kufizimi i kapaciteteve në transportin publik deri në 50 për qind, ndalesë e përgjithshme e evenimenteve dhe ndalesë pune për operatorët ekonomikë pas orës 23. Derisa trendi i infektimeve vazhdon në këtë mënyrë, ky paket i masave bashkë me masat që duhet përfshirë në ligj, do ta amortizojë agresivitetin e infeksionit”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, thotë se vala e vjeshtës erdhi më herët se ç‘pritej dhe në rast të mosrespektimit të masave, mund të priten deri në 1.000 raste të reja në ditë.
Duket se te ne më së shumti nuk respektohen masat. Edhe ju si media, por edhe ne si infektologë dhjetëra herë kemi treguar masat bazike që duhet respektuar. Mund të presim vetëm përkeqësim të situatës. Më pyetet për numrat 200 ose 300, unë ju them se me këtë trend, duke mos respektuar masat, mund të presim 500-600, madje edhe 1.000 raste në ditë”, pohoi Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Komisioni mbron idenë për mbartjen e maskave në hapësira të hapura dhe ndalimin e grumbullimeve të më tepër se katër personave, përfshirë edhe kufizimin e gostisë. Megjithëse këto masa duhet përfshirë në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, Filipçe pret që propozimi të kalojë në Kuvend javën e ardhshme. Masat e propozuara nuk do të jenë në fuqi derisa të miratohen ndryshimet ligjore. Shumica parlamentare dhe opozita nuk kanë gjetur konsensus për ndryshimet ligjore.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










