Lajme
Maqedoni: Alarm për mundësinë e rikthimit të vizave
Zyrtarët evropian kanë shtuar shqetësimet se përkundër paralajmërimeve të mëparshme numri i azilkërkuesve nga ky vend nuk është zvogëluar

Në Maqedoni, e cila ka filluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme, një nga premtimet kryesore elektorale thuajse të të gjitha subjekteve politike është integrimi sa më i shpejtë i vendit në BE. Por vendi po ndodhet në rrezik që të humbasë një nga përfitimet që pati drejtë kësaj rruge liberalizimin e vizave.
Subjektet politike, një pjesë e tyre duke fol edhe për albinfo.ch thonë se do të bëjnë ç’është e mundur që të pengojnë rikthimin e regjimit të vizave.
Por në varësi nëse janë në pushtet ose në qeveri i shohin ndryshe masat e paralajmëruara nga qeveria.
Ministri drejtësisë Mihaillo Manevski tha se shumë shpejtë do të jenë gati ndryshimet ligjore që do të parashikojnë dënime për ata që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Ai tha se gjithashtu se do të dënohen edhe ata që organizojnë udhëtime abuzuese. Por që të hynë në fuqi ndryshimet ligjore ato duhet ti miratojë parlamenti, i cili është lëshuar për shkak të procesit zgjedhor.
Vëzhguesit që janë kritik thonë se qeveria duhej të reagonte me kohë që kur se u bënë paralajmërimet e para.
Nga BDI që është parti në qeveri thonë se qytetarët duhet të informohen më mirë se çdo të thotë liberalizim i vizave dhe se nuk mund të lejohet që për disa abuzues të pësojnë të gjithë të tjerët.
Por nga Demokracia e Re parti në opozitë thonë se është e padrejtë që të dënohet ajo shtresë e popullsisë që është më së shumti në nevojë dhe që vendos të ndërmarrë hapa të tillë për shkak të varfërisë.
Nga policia ndërkohë konfirmojnë se po bëjnë kontrolle shtesë dhe sipas njoftimeve zyrtare mbi 300 persona nuk janë lejuar që të dalin nga vendi. Siç sqarojnë nga policia këto veprime ndërmerren sipas ligjeve ekzistuese ku punonjësit e policisë kufitare kanë të drejtë të hetojnë nëse personat që dalin jashtë Maqedonisë “mund të përbëjnë ndonjë rrezik” në vendet ku udhëtojnë.
Nga zyra e BE-së në Shkup nuk ka pasur asnjë reagim, për albinfo ata thonë se për çështjen e liberalizimit të vizave komunikon Brukseli. Të gjitha mesazhet autoriteteve u janë dërguar direkt nga BE.
Maqedonia përfitoi nga liberalizimi i vizave ne dhjetor të vitit 2009. Por udhëtimi pa viza ka shkaktuar një valë azilkërkuesish në vendet e BE-së, çka ka bërë të ngrihet shqetësime, të cilat mund të çojnë edhe në rikthimin e vizave për shtetasit e Maqedonisë.
Nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte një kthim prapa dhe prandaj mendohet se autoritete tani do të shtrëngojnë edhe më shume masat për mos të lejuar mundësinë e vendosjes së vizave për në vendet e BE-së që janë pjesë e zonës Shengen.
E-Diaspora
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar Francë: Humb jetën mërgimtari pas një aksidenti fatal ...
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz