Lajme
Maqedonci: Aksidenti në Turqi ndodhi në kazermën ku stërviten edhe pjesëtarët e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shprehur i tronditur pas përplasjes së helikopterëve ushtarakë në Turqi, si pasojë e të cilës kanë vdekur gjashtë persona.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka deklaruar se pjesëtarët e FSK-së që janë atje duke ndjekur trajnimet kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.
“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta, ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur. Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së, të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










