Lajme
“Manifesta”, “SunnyHil” dhe “DokuFesti”, me shumë vlera dhe infuzion për ekonominë e Kosovës
Kosova pati rritje të turistëve të huaj
Mijëra vizitorë vendorë e ndërkombëtarë kanë shkelur rrugëve të Kosovës gjatë këtij sezoni të fundit veror, shkruan albinfo.ch.
Shkaku i këtij fluksi turistësh në kryeqytetin historik është “DokuFesti”.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar ka tërhequr interesim të madh pas dy vjetëve të zbehta për shkak të pandemisë.
“Pothuajse të gjitha kinematë ku i shfaqim filmat tanë janë të stërmbushura dhe të gjitha koncertet muzikore që i kemi çdo ditë gjithashtu ka shumë interesim. Vetëm në hapje të DokuFestit kemi pasur mbi 500 mysafirë, të cilët i kemi pasur te Kino ‘Lumbardhi’”, ka thënë Malbora Krajku, menaxhere e projekteve, DokuFest.
Përveç kulturës dhe imazhit ndërkombëtar të vendit, ata që kanë përfituar më së shumti nga numri i madh i turistëve janë gastronomët prizrenas.
Ilir Shala tha se impakti ekonomik i tyre vërehet. “Janë shpenzues, kemi një bashkëpunim me kolegë, një raport apo komunikim që hotelet janë të rezervuara, gastronomët mos të them shumë mirë, por janë mirë për shkak se e dimë që pas COVID-it kemi pasur vështirësi dhe të gjitha, por këto festivale, besoj edhe Dokufesti ka gjallëruar qytetin dhe i kanë dhënë frymë tjetër”, ka thënë Shala, Kryetar i Gastronomëve të Prizrenit.
Nga ana tjetër, Manifesta 14” Prishtina ajo që ka sjellë në Kosovë artistë me renome botërore nga vende të ndryshme. Atyre në ekip u janë bashkuar edhe artistë dhe arkitektë tanë vendorë, të cilët ka disa javë që kanë filluar ndërhyrjet në objekte të ndryshme të kryeqytetit kosovar.
Gjatë 100 ditëve të kësaj bienaleje shumë artistë dhe arkitektë, së bashku me qytetarët dhe vizitorët, do të kenë mundësi të bashkëveprojnë me vepra artistike që paraqiten në “Manifesta”, i cili është festival i parë i tillë ndërkombëtar që organizohet në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë që “Sunny Hill” ishte event i përmasave të mëdha, ku solli artistë të shquar të mizikës nga bota dhe atyre të estradës shqiptare. Numri i personave të pranishëm në këtë festival ishte rekord, duke i sjellë Kosovës shumë turistë të huaj, mërgimtarë shqiptarë e shume qytetarë nga mbarë vendi.
Vlen të theksohet se këtë vit në Kosovë janë organizuar një sërë festivalesh e aktivitetesh të tjera, që Kosovën po e bëjnë më shumë një vend kulturor me shumë vlera, të cilat po vlerësohet se sollën miliona euro fitime.
Ditë më parë është raportuar se vetëm festivalet “Sunny Hill” dhe “Manifesta”, sipas kryetarit të Odës së Turizmit dhe Hotelerisë, Hysen Sogojeva, mund të kenë kaluar dhjetëra milionë euro fitime. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












