Kosova
“Manifesta 14 Prishtina”, ngjarje e madhe kulturore në Kosovë
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina këtë vit është shndërruar në festival të artit dhe të arkitekturës

Bienalja Nomade “Manifesta 14” Prishtina ajo që ka sjellë në Kosovë artistë me renome botërore nga vende të ndryshme. Atyre në ekip u janë bashkuar edhe artistë dhe arkitektë tanë vendorë, të cilët ka disa javë që kanë filluar ndërhyrjet në objekte të ndryshme të kryeqytetit kosovar, raportojnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 100 ditëve të kësaj bienaleje këta artistë dhe arkitektë, së bashku me qytetarët dhe vizitorët, do të kenë mundësi të bashkëveprojnë me vepra artistike që paraqiten në “Manifesta”, i cili është festival i parë i tillë ndërkombëtar që organizohet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrullah Çeku, në një deklaratë për RTK-në gjatë hapjes së ceremonisë “Manifesta 14”, tha se Kosova jonë e vogël me zemër të madhe ka edhe kapacitet edhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të kaluarën tonë. Është ngjarja më e madhe kulturore që mbahet ndonjëherë në historinë e Kosovës. Është me rëndësi për të ardhmen tonë sepse është dëshmia më e mirë që Kosova jonë e vogël e me zemër të madhe ka edhe kapacitet, dëshirë dhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit”, tha ai.
Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike. Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e (UNDP) dhe Fondacioni i “Manifesta 14 Prishtina” me rastin e hapjes së bienales “Manifesta 14 Prishtina”.
Kryeministri kosovar Albin Kurti tha se këtë javë me Manifestën, do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.
Kryeministri e falënderoi Dukatin e Madh të Luksemburgut për ndihmën rreth “Manifesta 14 Prishtina” dhe për kontributin e vazhdueshëm financiar për arsimin, shëndetësinë dhe demokratizimin e shoqërisë.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj