Lajme
Mandl: “Liberalizimi i vizave, i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Evropën”
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte shumë i vonuar
Parlamenti Evropian i tha sot “po” liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës, shkruan albinfo.at.
Deputeti më i zëshëm në Parlamentin Evropian, i cili prej vitesh ka lobuar për liberalizimin e vizave, austriaku Lukas Mandl, pas votimit për miratimin e vendimit të vizave, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i vonuar.
“BE-ja i kishte vendosur Republikës së Kosovës pothuajse 100 kushte, disa prej të cilave nuk kishin të bënin fare me qarkullimin e udhëtarëve. Megjithatë, kushtet u plotësuan. Parlamenti Evropian më pas votoi disa herë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë, Qeveritë e shteteve anëtare në Këshillin e BE-së nuk ishin pajtuar që ta mbajnë premtimin për qytetarët e Kosovës, të paktën jo njëzëri deri para disa muajsh. Liberalizimi i vizave nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë Evropën”, është shprehur për mediat austriake Lukas Mandl. i cili është deputet në Parlamentin e Evropain nga Partia Popullore e Austrisë (ÖVP)
Tutje, Mandl vazhdon: “Vetëm nëse Evropa rritet së bashku dhe qëndron së bashku, mund të qëndrojnë vlerat e përfaqësuara nga Evropa dhe qytetërimi evropian me dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e lirisë. Është e arsyeshme të supozohet se lufta e agresionit të Putinit ishte momenti nxitës, Kosova si shtet i vogël po e merr lirinë e udhëtimit një kohë të gjatë pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe shumë kohë pas Ukrainës që është shtet shumë herë më i madh. Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte shumë i vonuar. BE-ja ka nevojë për reforma për një vendimmarrje më të mirë”, ka shtuar miku i madh i shqiptarëve, përcjell albinfo.at.
Pas një pritje për më shumë se një dekadë, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit 2024.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












