Lajme
Mandati i Jahjagës deri më 2016
Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideron se ndërprerja e parakohshme e mandatit të Jahjagës është në kundërshtim me nenin II të Kushtetutës
Propozimi i Kuvendit të Kosovës për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes, nuk është në pajtim më Kushtetutën dhe me këtë rast, Atifete Jahjaga e ardhur në krye të shtetit në bazë të një marrëveshje politike, ka mandat deri në zgjedhjet e reja, më 2016.
Kështu vendosi Gjykata Kushtetuese e Kosovës në kërkesën e parashtruar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ky i fundit me rekomandim të Komisioni për ndryshime kushtetuese kishte dërguar njëmbëdhjetë amendamente për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament dhe prej andej ato ishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese gjeti se amendamentet e propozuara të neneve vijuese duket se pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës dhe rrjedhimisht nuk janë në pajtim me nenin: 85.2; 86.3; 90.5 pik 2; 90.5 pika 3; 90.5 pika 5 104.1; 114.2 dhe 162.1”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese pasi që ka marrë kërkesën e Kuvendit për ndryshimet kushtuese që lidhen me rolin e presidentes, kushte kërkuar nga Afifete Jahjaga mendimin e saj lidhur me këto ndryshime. Pavarësisht që kjo kishte ardhur nga një marrëveshje politike, presidentja Jahjaga kishte thënë se largim i saj nuk është në pajtim me Kushtetutën.
Menjëherë pas këtij vendimi reagoi deputeti Arsim Bajrami, kryesuesi i Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese. Ai tha se vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese tejkalon limitet e përcaktuara të juridiksionit të saj konform nenin 144 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ashtu siç është dhënë, është i paqartë dhe jo konkret sepse nuk citon ndonjë nen të kushtetutës, konkretisht të kapitullit II të saj, por vetëm shfaq dyshime në interpretim duke përdorur shprehjen “duket se pakëson”, shprehje kjo e cila lë hapësirë për interpretime të dyfishta dhe alternative”, thotë ai, raporton Express.
Bajrami thekson se një interpretim i tillë i ngushtë paraqet ndërhyrje të kësaj Gjykate në procesin Kushtetutëdhënës, njëherit kjo mund të shihet edhe si ndërhyrje në kompetencat e kuvendit për miratimin dhe ndryshimin e kushtetutës.
“Kjo tendencë e interpretimit të ngushtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në të ardhmen mund të paraqet një precedent, sa i përket qasjes ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe kjo tendencë e interpretimit automatikisht e shndërron Gjykatën Kushtetuese në autorë të ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht në pushtet të katërt, gjë që bie në kundërshtim me parimin fondamental kushtetues të ndarjes së pushteteve”, ka thënë Bajrami, njëri nga hartuesit e kushtetutës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq ka deklaruar se mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në një deklaratë Thaçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e presidentes Jahjaga është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin thotë se e mbështet dhe e respekton.
“Si kryeministër shpreh vlerësimin e lartë për institucionet dhe klasën politike të Kosovës, që kanë etabluar një traditë të mirë të respektimit të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Atifete Jahjaga, një ish-eprore e policisë erdhi në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar, në bazë të një marrëveshjeje politike ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të opozitës Isa Mustafa dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Me ndihmën e ambasadorit amerikan Cristophert Dell, Atifete Jahjaga u emërua presidente, sipas marrëveshjes, në një periudhë të përkohshme, derisa Komisioni t’i bëj disa ndryshime kushtuese me të cilat presidenti zgjidhet direkt nga populli.
Kushtetuesja sot vendosi kundër marrëveshjes politike, ndërsa Atifete Jahjaga e apostrofuar si presidentja e dalë nga “zarfi”, ka mandat deri më 2016.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











