Lajme
Maliqi: Nuk ka komb kosovar
Në një opinion të shkurtët të cilin Albinfo.Ch e publikon të tërë, Publicisti nga Kosova, Shkëlzen Maliqi, thotë se nuk ka komb kosovar, por ka vetëm shqiptarë që jetojnë të ndarë

Publicisti nga Kosova, Shkëlzen Maliqi kundërshton idetë e disa analistëve në Prishtinë dhe Tiranë, për krijimin e kombit kosovar. Ai në një opinion të shkurtët të cilin Albinfo.Ch e publikon të tërë, thotë se nuk ka komb kosovar, por ka vetëm shqiptarë që jetojnë të ndarë nga trungu.
Maliqi ka polemizuar me publicistin, Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu, të cilët njihet si promovuesit e kombit kosovar. Ai thotë se në gjuhën shqipe “nocioni kombi shqiptar, nënkupton tërësinë e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptar”. Sipas Maliqit, Matoshi, Spahiu por edhe Fatos Lubonja nga Tirana, e injorojnë këtë fakt.
Sipas Maliqit, nëse shqiptarët e Kosovës do të njihen si komb kosovar, atëherë ai shton pyetjen si do të njihen shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, apo Luginë të Preshevës. Sipas tij, asnjëherë shqiptarët në Maqedoni nuk do të quhen maqedonas, as ata në Mal të Zi-malazias e as ata të Luginës-serbë.
Shkrimi i plotë i Shkëlzen Maliqit
Rreth “kombit kosovar”
Zbuluesit dhe promovuesit e ‘kombit kosovar’ nisen nga një keqpërkthim, ose përkthim preferencial të reduktuar të nocioneve perëndimore të fjalëve “kation” dhe ‘”nationality”, me gjithë reduktimin e koncepteve përcjellëse te këtyre dy fjalëve. Në gjuhën shqipe fjala komb ka disa kuptime, dy ngatërresa e dy prej tyre është burim i “sherrit”. Fjalori i gjuhës shqipe veçon si parësor kuptimin që mbi një shekull nënkupton bashkësinë e gjuhës dhe etnisë të një populli – nuk po e citoj në detaje – që jo domosdoshmërish jeton në një shtet.
Ne gjithë letrat shqipe, me ndonjë përjashtim të vogël, kur përdorët nocioni kombi shqiptar, nënkuptohet tërësia e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptar.
Ndërkaq, kuptimi i dytë i fjalës komb në përdorimin e tij në shqip, dhe jo vetëm në shqip, klasifikohet si special dhe më i ngushtë, i aplikueshëm në disa fusha, duke iu referuar shtetit dhe shtetësisë. Vetëm se në këtë kuptimin më të ngushtë, emërtohen entitete me të gjëra si: ”Kombet e bashkuara”, “kombi amerikan”, “kombi britanik” etj.
Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Fatos Lubonja e disa të tjerë e injorojnë kuptimin e parë shumë më të përhapur jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe gjithandej globit, për të konkluduar se shteti është parakusht dhe bërthama e kombit, andaj me krijimin e shtetit të Kosovës, pos kombit shqiptar, që rrudhet në emërtim të shtetasve te Shqipërisë, duhet të konstruktohet dhe njihet edhe kombi kosovar, ku pos shqiptareve etnik, duhet të përfshihen edhe serbët dhe minoritetet tjera.
Në një polemikë që para disa vitesh e kam pasur me Fatos Lubonjën, ky insistonte se vetëm shtetasit e Shqipërisë përbejnë kombin shqiptar, kurse ata jashtë Shqipërisë, varësisht se ne cilin shtet jetojnë dhe çfarë pasaporte kanë, duhet të quhen pjesëtarë të kombit kosovar, ose te kombit maqedon, malazez, serb etj.
Ti thuash në gjuhen shqipe shqiptarët në Maqedoni se luajaliteti i tij ndaj shtetit maqedonas e bën atë pjesëtar të kombit maqedonas është sikur t’ia hedhësh rrufenë në kokë, sepse nënidentiteti kyç për të është refuzimi i kombësisë maqedone, dhe kjo vlen edhe për ata të Luginës që do të bëhen me kombësi serbe, ose Ulqinakëve me kombësi malazeze.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri