Kosova
Mali Pashtrik dhe liqeni i Vermicës pritet të shpallen zona të mbrojtura
Gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me të cilin diskutuan për problematikat në fushën e mjedisit mes 2 vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e shqetësimeve të përbashkëta.
Në përfundim të takimit, ministri Klosi dhe homologu i tij dolën me disa konkluzione konkrete, siç është shpallja zonë e mbrojtur e malit të Pashtrikut dhe liqenit të Vërmicës, formalizimi i parkut natyror të përbashkët, me qëllim shndërrimin e vijës ndërkufitare Shqipëri-Kosovë në atraksion të shtuar turistik, raporton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Një vendim, për të cilin po punojnë autoritetet përkatëse shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, pritet të zyrtarizohet më 28 nëntor. Pjesë e rëndësishme e diskutimit mes 2 ministrave ishte edhe menaxhimi i përbashkët i mbetjeve, i cili do të shoqërohet me operacione pastrimi dhe plane menaxhimi të përbashkëta.
Pas takimit me ministrin Matoshi, takimin e radhës ministri Klosi e zhvilloi me ministrin e Turizmit, Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala dhe përfaqësues të njohur të operatorëve turistikë shqiptarë, ku diskutuan për zhvillimin e ofertave turistike të 2 vendeve, për ofertën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, pjesëmarrjen e përbashkët në panaire si edhe promovimin e turizmit malor, një aset i rëndësishëm, sidomos i turizmit në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











