Lajme
Mali nuk e ka njohur Kosovën
Përfaqësuesit e Malit në OKB kanë deklaruar, se nuk e kanë njohur Kosovën. Pacolli insiston që nota verbale është origjinale
Paqartësitë që janë krijuar së fundi nëse Republika e Kosovës është njohur si shtet sovran nga Republika afrikane e Malit, janë zgjidhur të shtunën mbrëma. Përfaqësuesit e Malit në Kombet e Bashkuara kanë deklaruar për mediet kosovare, se nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur.
Ndërsa njeri i cili proklamoi njohjen, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka shkuar sërish në “kontinentin e zi” për të vërtetuar autorësinë e notës verbale që ka ardhur nag Mali.
“Duam t’ju njoftojmë se Republika e Malit nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, kanë thënë zyrtarë i këtij misioni për gazetën “Express” e Prishtinës. Në Mali është gjendje grusht shteti, pasi presidenti Dioncounda Traore, i cili sipas Pacollit, e ka nënshkruar njohjen, është rrëzuar nga pushteti.
Megjithatë Pacolli insiston që nota verbale është origjinale, ndërsa për të kuptuar pse ka ardhur deri te ky konfuzion, thotë se është nisur për të takuar pikërisht presidentin e
Malit, Traore. “Gjendem këtu në aeroportin e Accra’s dhe po pres përgjigjen e presidentit Traore”, ka thënë Pacolli për gazetën “Zëri”.
Ndërkaq për këto paqartësi që janë krijuar në fushën e njohjeve dhe në përgjithësi në domenin dioplomatik, ka reaguar partia më e fuqishme opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.“Kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës është një manipulim i ulët me opinionin publik duke i servuar informata konfuze dhe të pakonfirmuara”, konsideron LDK .
Veprimet e tilla, sipas LDK-së, dëmtojnë rëndë raportet bilaterale mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit.
“Për më tepër, kjo sjellje dëmton rëndë edhe imazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Kosovës, në përgjithësi dhe dëshmon edhe një herë çakordimin e Qeverisë për sa i përket politikës së jashtme të Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












