Lajme

Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

 

13 korriku i vitit 1878, Dita e Shtetësisë, shënohet për të kujtuar kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korriku i vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit, përcjell albinfo.ch.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve, të cilët kishin dalë në referendum, janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës, ndërsa para dy vjetësh është pranuar në NATO.