Kosova
Mali i Zi, së shpejti në Ballkanin e Hapur
Para vizitës në Bruksel, Presidenti Milatoviç shprehet pro iniciativës rajonale, përcjell albinfo.ch.
Presidenti malazez, Milatoviç, tha në intervistën e parë si kreu i shtetit se është jodemokratike të pengohet që “Fronti Demokratik” të hyjë në qeverinë e re dhe që ai të heqë dorë nga “Ballkani i Hapur”. Në kuadrin e politikës së jashtme, Milatoviç synon përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur, besoj se prioriteti i Malit të Zi është bashkëpunimi ekonomik rajonal, i cili lidh ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Unë, si ekonomist dhe politikan, i mbështes të gjitha iniciativat. Ballkani i Hapur ka përparësitë e veta dhe Mali i Zi, si pjesëmarrës aktiv në atë proces, mund t’i japë vlerë të shtuar këtij procesi.
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, do të takohet në Bruksel më 30 maj me kryediplomatin evropian, Jozef Borell dhe me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës.
Ai ka bërë të ditur se pas vizitës javën e ardhshme në Bruksel, do të vizitojë Beogradin. Ndërkaq mbi 1000 qytetarë i janë përgjigjur ftesës publike të Presidentit Milatoviç për të aplikuar në konkurrimin për t’u punësuar në kabinetin e tij.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













