Lajme
Mali i Zi me masat e reja, pasaportë Covid-i për të hyrë në bare e restorante
Bëhet e ditur se Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se hyrja në brendësi të restoranteve, si dhe klubeve të natës dhe disko, lejohet me të paktën një nga katër provat e mëposhtme, që personi është plotësisht i vaksinuar ose ka marrë dozën e parë, ka një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se ka kapërcyer Covid 19, dëshmi e një testi të shpejtë të antigjenit negativ, jo më të vjetër se 48 orë.
“Një nga këto kushte duhet të zotërohet nga të gjithë punonjësit në industrinë e hotelerisë”, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Igor Galiq.
Pronarët e objekteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë posedimin e provave të vaksinimit ose testeve negative. Të miturve nuk u kërkohet të plotësojnë këto kërkesa, përveç kur hyjnë në disko ose klube nate.
Në të njëjtat kushte, lejohet prania e ngjarjeve sportive në natyrë dhe të brendshme. Mbledhjet dhe festivalet masive që nuk mund të kontrollohen në një hapësirë të kufizuar shtyhen deri më 20 gusht.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












