Kosova
Mali i Zi dënon ushtarin e arrestuar në Deçan për targat “Kosova është Serbi”
Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria e vendit të tij, pasi vitin e kaluar ishte arrestuar në Kosovë për përdorimin e targave me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”. Ndërkohë, një tjetër ushtar ka lënë shërbimin ushtarak.
Bëhet fjalë për Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq, të cilët së bashku me një qytetar tjetër të Malit të Zi, me inicialet M.J., u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në Deçan. Ata u mbajtën në paraburgim deri në janar, kur Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se kishte pushuar hetimet ndaj tyre.
Sipas raportimit të Vijesti, Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka konfirmuar se janë marrë masa disiplinore në përputhje me ligjet e vendit. Edhe pse nuk janë bërë publike detajet, mësohet se Krivokapiq është “gjobitur”, ndërsa ai është dënuar gjithashtu për faktin se kishte shkuar në Kosovë pa njoftuar paraprakisht mbikëqyrësit e tij.
Tre personat ishin arrestuar në Kosovë nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”, pasi udhëtonin me veturë që mbante targa me përmbajtje nacionaliste dhe fyese ndaj shtetit të Kosovës.
Ky rast pati ngjallur reagime të ashpra vitin e kaluar, duke vënë në pah tensionet e brishta ndëretnike dhe nevojën për sjellje të përgjegjshme nga pjesëtarët e ushtrive të vendeve fqinje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri











