Kosova
Mali i Zi bëhet kombi i 29-të kontribues në KFOR
Një oficer i stafit nga Mali i Zi i është bashkuar personelit të 28 shteteve të cilët aktualisht kanë trupa kontribuese në KFOR.
Prej sot Mali i Zi është kombi i 29-të që kontribuon në misionin e NATO-s në Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Salvatore Cuoci kryesoi ceremoninë mikpritëse të organizuar sot në kampin Film City, ku ishte prezent, Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshković. Një oficer i stafit nga Mali i Zi i është bashkuar personelit të 28 shteteve të cilët aktualisht kanë trupa kontribuese në KFOR.
“Për një vend fqinj si Mali i Zi është e rëndësishme për të kontribuar në mjedisin e qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor dhe duke zgjedhur të jetë pjesë e një operacioni si KFOR-i, është një hap konkret drejt normalizimit të rajonit,” tha komandanti i KFOR-it.
Ky vendim i Malit të Zi ka ngjallur reagime në Serbi. Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi ka komentuar reagimet duke i quajtur si reagime emocionale.
“Ne e kemi lënë të shkuarën pas dhe jemi fokusuar në të ardhmen, e që është integrimi euro-atlantik që them se do të duhej të vlente për të gjitha shtetet e Ballkanit”, ka thënë ai
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











