Lajme
Mali i Zi ashpërson masat kundër koronavirusit
Mbyllen të gjitha klubet e natës, ndalohen festivalet dhe tubimet
Zyrtarisht në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se vendimi u mor pas, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Me të ndalohen edhe ahengjet dhe festivalet e muzikës, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura.
Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR), konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliq.
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.
Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus – 136 prej tyre në qytetin turistik të Budvës.
Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Turizmit, në qytetet në bregdet dhe në veri të Malit të Zi aktualisht ndodhen rreth 110 mijë turistë, çfarë do të thotë 80 për qind më shumë se në vitin 2019.
Turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi./rel
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













