Lajme
Malaj: Ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë, Sui Generis dhe e drejtë
"Intervenimi në Kosovë ishte nje sukses ne vete pasi edhe Kosova ishte një rast i llojit te vet, meqë çdo vend ka kontektstin dhe specifikat e tij, ka thënë ambasadori Naim Malaj
Organizuar nga Asociacioni Zvicër – OKB (Geselllschaft Schweiz – UNO ), është mbajtur mbrëmë në Bernë një konferencë, që si temë kishte Krizën e ndërhyrjes ndërkombëtare, temë për të cilën pati një interesim shumë të madh, përfshirë këtu, diplomatë, hulumtues, studentë etj.
Konferencës i parapriu një video e punuar nga grupi i hulumtuesve “Asociacioni Zvicër – OKB”, në të cilën paraqitej vizita me karakter studimor e tyre në Serbi dhe Kosovë.
Prezantimin e Panelit dhe moderimin e konferencës e bëri Andreas Graf, nga Forumi për Politikë të Jashtme “FORAUS”, ndërsa panelistë ishin: Jean-Daniel Ruch, Ambasador i Zvicrës në Serbi dhe Mal të Zi, dhe ish këshilltar politik i Carla Del Ponte; Naim Malaj, Ambasador i Kosovës në Zvicër dhe Lihtenshtajn; Dr. Mauro Mantovani, Shef i departamentit për Studime Strategjike në Akademine ushtarake në Cyrih dhe profesor Peter Praxmarer, specialist i komunikimit ndërkulturor, Universiteti i Zvicrës italiane.
Pas një prezantimi të shkurtë të temës në fjalë, si dhe të koncepteve “Responsibility to Protect (Përgjegjësia për mbrojtje) “ apo edhe për Ruajtjen e Sovranitetit shtetëror, fjala iu dha panelistëve.
Ambasadori kosovar në Bernë, Naim Malaj, duke elaboruar periudhën në Kosovën e paraluftës, apo edhe shkaqet që çuan në Intervenimin ndërkombëtar në Kosovë, theksoi së me gjithë përpjekjet e shumta të bashkësisë ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore, intervenimi ajror e më pas edhe vendosja e saj në Kosovë, ishte i vetmi mjet për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin e mëtejshëm etnik në Kosovë. Por ai e ritheksoi se intervenimi në Kosovë ishte nje sukses ne vete pasi edhe Kosova ishte nje rast i llojit te vet, duke përmendur se çdo vend ka kontektstin dhe specifikat e tij.
Ndërsa duke folur për qasjen e Zvicrës gjatë këtij procesi, Ambasadori Malaj potencoi në veçanti ndihmën zvicerane në rindërtimin e Kosovës së pasluftës në të gjitha fushat.
Në anën tjetër, ambasadori zviceran në Beograd, z. Jean-Daniel Ruch, rikujtoi se mosnënshkrimi i palës serbe i Marrëveshjes së Rambujesë, shkaktoi mbi 12.000 viktima si dhe humbjen e Kosovës për Serbinë.
Edhe pse 15 vite që nga paslufta, për z. Ruch, prania ndërkombëtare në Kosovë është ende e lartë, përderisa sheh si lëvizje pozitive Marrëveshjen e Brukselit, e po ashtu vuri në pah rëndësinë e përmirësimit të raporteve Serbi-Shqipëri, pa harruar të përmend ndeshjen e futbollit të 14 Tetorit, gjë e cila nxiti paksa tensione mes dy vendeve.
Profesori Praxmarer, duke përmendur praninë e tij në Kosovën e pasluftës si koordinator i OSBE-së, përmendi mungesën e ndikimit ndërkombëtar për të parandaluar dhunën dhe hakmarrjen, përkundër pranisë së lartë. Duke pranuar legjitimitetin e ndërhyrjes ndërkombëtare, profesori paraqiti si pyetje kryesore se “çka duhet të bënim pas ndërhyrjes?”.
Gjatë debatit, është paraqitur edhe roli i komunitetit ndërkombëtar por edhe i rolit te OJQ-ve. Në këtë drejtim, z. Praxmarer përmendi industrinë e madhe të OJQ-ve, duke theksuar qe disa prej tyre nuk kanë objektiva të qarta dhe se përfitojnë nga gjendjet post-konflikt.
E Dr. Mantovani, duke përmendur ndërhyrjen e NATO-së pa leje të Këshillit të Sigurimit, ka theksuar që duhet te bëhen të qarta objektivat e ndërhyrjes, dhe strategjia e programuar pas përfundimit të ndërhyrjes. Sa i përket Kosovës, ai mendon qe objektivat e ndërlidhura me ndërhyrjen janë arritur.
Lidhur me konceptin Responsibility to Protect (Përgjegjësia për mbrojtje), ai komentoi që është zhvilluar për të parandaluar krimet kundër njerëzimit, gjenocidet dhe në favor të ruajtjes të së drejtave të njeriut. Sipas tij, ky koncept pasqyron një evoluim të së drejtës ndërkombëtare.
Në fund pati edhe pyetje nga audienca, me ç`rast të pranishmit kishin mundësi për të bërë pyetje apo edhe për të kërkuar sqarime shtesë nga panelistët.
Konferenca me temën Kriza e Ndërhyrjes ndërkombëtarë: çka tani?, pas dy punëtorive të zhvilluara në Gjenevë dhe Stans, si dhe vizitave në Serbi dhe Kosovë, ishte sesioni përfundimtar i Projektit studimor ndërkulturor të Asociacionit Zvicër – OKB.
A. H.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










