Zhvillim
Makolli, në promovimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Nju Jork
"Diaspora sjellë jo vetëm paratë, por edhe përvojën më të mirë të biznesit të fituar në mërgim" ka thënë me këtë rast ministri Makolli
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj kanë prezantuar në Nju Jork, para afaristëve shqiptaro-amerikanë, mundësitë investuese në Kosovë si dhe kanë promovuar krijimin e një rrjetëzimi të bizneseve.
Para një grupi prej 70-80 biznesmenësh dhe të interesuarish, dy funksionarët e lartë të shoqëruar nga stafi tjetër profesional kanë folur për reformat ligjore, lehtësitë dhe mundësitë e të bërit biznes në Kosovë, duke e quajtur diasporën një nga asetet më të rëndësishme të ekonomisë dhe të industrializimit të Kosovës, njofton RTK..
“Diaspora sjellë jo vetëm paratë, por edhe përvojën më të mirë të biznesit të fituar në mërgim,” tha ministri Makolli. Bernard Nikaj foli për ngritjen e rangimit të Kosovës për 40 vende në renditjen botërore të të bërit biznes, për të theksuar se në rajon para Kosovës është vetëm Maqedonia.
Zyrtarët e Kosovës me këtë rast kanë folur edhe për mundësitë konkrete të investimeve në secilën komunë veç e veç, investimet përmes partneritetit privato-publik si dhe krijimin e zonave të lira ekonomike që do të jenë shumë dashamirëse ndaj investimeve dhe bizneseve të reja.
Naim Dedushaj, drejtor i departamentit të përkrahjes së investimeve në Ministrinë e Diasporës, foli për krijimin e rrjetëzimit të bizneseve të shqiptarëve në Zvicër, Gjermani, Austri dhe zgjerimin e tyre kudo që ka përqendrim të diasporës nga Kosova.
Në fund të këtij forumi njëditësh u zgjodh një bord prej 11 vetash, afaristë shqiptaro-amerikanë, si bërthamë e rrjetëzimit në këtë metropol të SHBA-së.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












