Lajme
Makolli: Diaspora regjistrohet më 2013
Ministri i Diasporës paralajmëroi regjistrimin e popullsisë në diasporë më 2013. Reagon opozita duke e quajtur këtë hajni
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli paralajmëroi të enjën në një konferencë për media se në bashkëpunim me Entin e Statistikave të Kosovës në vitin 2013 do të fillojë regjistrimi i kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Sipas tij, rreth një e treta e popullit të Kosovës jeton në mërgim. Këtë deklaratë Makoli e konfirmoi gjatë një konference për media, ku ai prezantoi punën e Ministrisë së Diasporës gjatë shtatë muajve të kaluar. Sipas Makollit, supozohet se rreth një milionë qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë vendit.
“Mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës llogaritet se jetojnë jashtë vendit, ndërsa për të ditur saktë këtë numër, regjistrimi i mërgatës do të fillojë në 2013 pavarësisht çfarë thonë të tjerët…”, ka thënë Makolli. Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish ministres së Shërbimeve Publike dhe anëtares së AAK-së, Melihate Tërmkolli. Ajo tha se regjistrimi i dasmores është i vonuar, pasi që ka mundur të bëhet të njëjtën kohë kur është bërë regjistrimi i popullsisë së Kosovës “Kjo qeveri, siç po shihet, vjedh në pikë të ditës, para hundëve të organeve të drejtësisë dhe para syve të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo qeveri nuk e ka dertin e regjistrimit të diasporës, por dertin e hajnisë, sepse po të kishte dertin e regjistrimit të diasporës, këtë do ta bënte atëherë kur është bërë regjistrimi i popullsisë, se me ligj ka qenë i obliguar të bëhet ky regjistrim”, ka thënë Tëprmkolli. Po ashtu edhe ai është i mendimit se diaspora duhet të ketë deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës. “Më 2 shkurt 2012, ministria ka bërë kërkesë që në ndryshmet kushtetuese, me një amendament, të sigurohet përfaqësimi i mërgatës në Kuvend”, tha Makolli, sipas të cilit, opozita është duke gabuar rëndë që po e përdor mërgatën interesa të vetat. Ministri Makolli ka folur edhe për policën e sigurisë, për të cilën tha se nuk mund të hiqet, derisa Kosova nuk bëhet pjesë e Kartonit të Gjelbër. “Meqë Kosova ende nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, mërgimtarët do të duhet të paguajnë polisën kufitare të sigurisë”, ka thënë Makolli. Po ashtu ai foli edhe për angazhimet dhe zhvillimet e Ministrisë së Diasporës gjatë periudhës së verës, respektivisht në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”. Ai tha se këtë verë janë organizuar një mori aktivitetesh: takime me mërgimtarët, ekskursione nëpër Kosovë, tryeza të ndryshme, ekspozita etj. “Një nga synimet tona është përgatitja për hapjen e qendrave të kulturës në vendet ku jeton mërgata jonë. Së pari, qendra e parë do të hapet në Turqi, pastaj në Zvicër dhe në SHBA. Ne, si ministri, kemi kërkuar, dhe besoj se do të realizohet, që në Televizionin publik, RTK, 5-7 % e emisioneve t’i kushtohet mërgatës, sepse ajo e përfaqëson identitetin tonë kulturor, si ambasadori më i mirë i Kosovës”, theksoi ndër të tjera Makolli.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











