Lajme
Makina që mund ta ‘ngasin’ peshqit
Studiuesit në Universitetin Ben-Gurion të Izraelit kanë ndërtuar një rezervuar peshku vetëlëvizës mbi rrota që peshqit e kuq brenda rezervuarit mund ta lëvizin atë në tokë.
Sipas mediave të huaja, automjeti elektrik i pazakontë është i pajisur me sensorë dhe një kamerë që gjurmojnë lëvizjen e peshkut brenda rezervuarit. Pajisja lëviz në atë drejtim, ku peshku është nisur për të notuar.
Dhjetë peshq u trajnuan për ta operuar pajisjen duke përdorur objektiva vizuale të vendosura rreth një dhome dhe duke i shpërblyer me ushqim kur peshqit ia arrinin.
Ekipi tha për Times of Israel se disa nga peshqit e reduktuan kohën e tyre të nevojshme për ta përfunduar detyrën nga 30 minuta në më pak se një.
“Çuditërisht, peshkut nuk i duhet shumë kohë për të mësuar se si të drejtojë automjetin. Ata në fillim janë të hutua. Ata nuk e dinë se çfarë po ndodh, por janë shumë të shpejtë për ta kuptuar se ka një korrelacion ndërmjet lëvizjes së tyre dhe lëvizjes së makinës në të cilën ndodhen”, tha studiuesi Shachar Givon.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










