Lajme
Makina e larjes dhe enëlarëset do të funksionojnë automatikisht me tarifat më të lira
Pas më shumë se 60 vitesh, modeli klasik i tarifave të energjisë elektrike me orë të larta dhe të ulëta po zhduket në Zvicër. Shumë ofrues të energjisë elektrike po eliminojnë tarifat e ulëta gjatë natës dhe po ofrojnë vetëm një tarifë të vetme për gjithë ditën, transmeton albinfo.ch.
Në dekada të tëra, familjet ndiznin enëlarësin dhe makinën e larjes vetëm pas orës 21:00 për të përfituar nga tarifat më të lira gjatë natës. Por me rritjen e prodhimit të energjisë nga panelet diellore, zhvendosja e konsumit në mbrëmje nuk ka më kuptim, thonë ekspertët.
“Tani kemi shumë energji diellore gjatë ditës. Për këtë arsye, nuk është më e dëshirueshme që konsumimi të shtyhet në mbrëmje,” shpjegon Christoph Fischer, Menaxher i Rrjetit në AEW Energie AG.
Ekspertët e energjisë parashikojnë se tarifa e njëtrajtshme është vetëm një hap kalimtar drejt tarifave dinamike, ku çmimet e energjisë do të ndryshojnë sipas ofertës. Me rrjetet dhe matësit digjitalë të energjisë, pajisjet e shtëpisë do të mund të ndizhen automatikisht në momentin më ekonomik, për shembull gjatë mesditës kur dielli prodhon më shumë energji.
Sipas Ligjit për Furnizimin me Energjia Elektrike, deri në fund të vitit 2027, 80% e familjeve zvicerane duhet të pajisen me matës inteligjent, që do të mundësojë kontrollin fleksibël dhe automatik të pajisjeve shtëpiake.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











