Bota
Majorka gati t’i mirëpresë turistët gjermanë
Ishulli spanjoll i Majorkës planifikon të mirëpresë një numër të kufizuar gjermanësh dhe udhëtarësh të tjerë në fund të qershorit në një “projekt pilot” për rifillimin e turizmit të bllokuar për shkak të koronavirusit
Presidentja rajonale e ishujve baleare, Francina Armengol, shpjegoi se në bazë të këtij plani, operatori i madh gjerman i udhëtimeve turistike, TUI, do të dërgojë shtetas gjermanë e të tjerë në vende apo rajone evropiane si Majorka që kanë shkallët të ulët infeksioni.
“Ne jemi të gatshëm ta realizojmë projektin pilot në fund të qershorit, në mënyrë që grupet të mund garantohen për sigurinë shëndetësore,” tha Armengol e cituar nga CNN. “Ne duhet të mësojmë se si të jetojmë me Covid-19 dhe ta bëjmë këtë, në një mënyrë sa më të sigurtë”, shtoi ajo, transmeton TCH.
Në Gjermani, TUI konfirmoi se e sheh mundësine e ripërtëritjes së turizmit në Majorka e më gjerë, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi në bisedime me një sërë qeverish lokale të vendeve ku mendojmë se mund të ketë pushime verore”, tha kreu i saj i komunikimeve, Martin Riecken.
TUI, nga sa shtoi ai, është në bisedime edhe me destinacionet turistike në Greqi, Qipro, Kroaci e Bullgari.
Rifillimi i turizmit, sipas Riecken, do të varet nga vendet e shteteve të ndryshme për rihapjen e kufijve dhe heqjen e karantinës së detyrueshme 14 ditore për udhëtarët.
Spanja e ka njoftuar një masë të tillë dhe thotë se ajo do të mbetet në fuqi përgjatë gjithë gjendje emergjente të vendit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












