Sport
Majlinda: Moment historik për Kosovën
“Ky është një moment shumë special për shumë gjenerata që kanë pasur shumë vështirësi. Besoj se të gjithë në Kosovë kanë ëndërr për këtë moment”, deklaroi Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi është shprehur krenare për bartjen e flamurit të Kosovës në parakalim. Pas hyrjes në stadium, ajo ka dhënë një deklaratë për mediat ndërkombëtare për ndjesitë e saj, shkruan albinfo.ch.
“Ky është moment historik për vendim tim dhe për mua. Kjo është shumë motivuese për mua”, ka deklaruar Majlinda, shkruan “Yahoo”. Ajo ka shtuar se është një moment i paharrueshëm. “Ky është një moment shumë special për shumë gjenerata që kanë pasur shumë vështirësi. Besoj se të gjithë në Kosovë kanë ëndërr për këtë moment”, theksoi 25-vjeçarja.
Kosova po paraqitet për herë të parë në Olimpiadë dhe në debutim po merr pjesë me tetë sportistë. Majlinda garon sot dhe janë shpresat më të mëdha të Kosovës për medalje. Të dielën garon edhe notarja Rita Zeqiri.
Të shtunën garoi Urata Rama në shenjëtari. Rama nuk arriti pikët të sigurojë kalimin tutje, pasi përfundoi garën me 402 pikë. Pas 4 serive me nga 10 gjuajtje arriti rezultatin përfundimtar me 402.3 pikë. Nga 51 garuese përfundoi e 48-ta. Rekordi i saj mbetet 409.4 pikë.
Pas eliminimit nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ shenjëtarja kosovare, Urata Rama ka thënë se emocionet e mëdha që kishte si sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në LO ishin ato që ndikuan në paraqitjen e saj. “Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Rama. Çiklisti Qëndrim Guri nuk arriti të kalojë shtegun prej 250 kilometrash.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










