Sport
Majlinda: Ëndrra po bëhet realitet
“Për Kosovën si shtet është e rëndësishme pasi ka pritur shumë vjet dhe jam shumë e lumtur që e kam ngritur flamurin. Jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët më shohin si heroinë. Jam e lumtur që një ëndërr u bë realitet”, ka thënë ajo
Majlinda Kelmendi thotë se gjithmonë ka ëndërruar që në karrierën e saj të fitojë një medalje olimpike. Këtë xhudistja kosovare e deklaroi në konferencën për media, pas triumfit në “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan albinfo.ch.
“Për Kosovën si shtet është e rëndësishme pasi ka pritur shumë vjet dhe jam shumë e lumtur që e kam ngritur flamurin. Jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët më shohin si heroinë. Jam e lumtur që një ëndërr u bë realitet”, ka thënë ajo.
Ajo është shprehur me këtë sukses. “Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thënë ajo pas fitores.
Majlinda ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen e dhënë. “Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtëve, urime për medaljen që e kemi fituar bashkë”, ka thënë Majlinda Kelmendi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










