Lajme
Majlinda, bajraktarja e Kosovës në “Baku 2015”
Republika e Kosovës ka shënuar historinë, duke parakaluar për herë të parë si shtet i pavarur në Lojërat Olimpike Evropiane që po mbahen në Baku të Azerbajxhanit. Flamurin e Kosovës e ka mbajtur kampionia botërore dhe evropiane e xhudos, Majlinda Kelmendi që konsiderohet si “krenaria e vednit”.
Kosova në këto gara evropiane përfaqësohet me tetëmbëdhjetë sportistë, ndërsa në palestër ka parakaluara edhe Shqipëria, e cila sivjet merr pjesë me 28 sportistë.
Ndryshe, ditë më parë, Majlinda Kelmendi e mori flamurin shtetëror nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Xhudistja kosovare shkon në “Baku 2015” me shumë optimizëm, për ta sjell në Prishtinë medaljen e parë olimpike.
Kjo, ndërkaq është hera e parë që Kosova përfaqësohet si shtet në Lojërat Olimpike Evropiane. Kjo pjesëmarrje erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranoi Kosovën me të drejta të plota anëtare e KON-it, dhe pas këtij pranimi pasuan edhe shumë njohje të sporteve të tjera.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











