Shqipëria
Magjia e qytetit të trëndafilave, me shkëmbin gjigant
Përmeti, "Qyteti i trëndafilave" me pamje mahnitëse natyrore
Peizazhi i bukur natyror, pastërtia, shkëmbi gjigant dhe lumi që kalon përmes tij, e bëjnë Përmetin një qytet shumë tërheqës për t`u vizituar.
Ende pa hyrë brenda këtij qyteti të ofrohet një peizazh i bukur piktoresk, karshi maleve të bukura dhe rrjedhjes së lumit që të jep freskinë e papërjetuar më parë, shkruan albinfo.ch.

Me të hyrë në rrugën në të cilën lidhet ky qytet i bukur i Shqipërisë së jugut, takohesh me bukurinë magjepsëse të natyrës, por dhe me shtëpi të bukura, pastërti që të bëjnë përshtypje si vizitor.
“Qyteti i trëndafilave” është i rrethuar me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me shkëmbin e lartë që i’a shton hijeshinë. Në veçanti Përmeti dallohet me trëndafilat e bukur që i sheh ngado gjatë stinës së pranverës dhe verës, shkruan albinfo.ch.


Përmeti, me rreth 39.000 banorë është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë. Ai ka një siperfaqe prej 929 km². Përbëhet nga dy bashki, bashkia Përmet dhe bashkia Këlcyrë.
“Qyteti i trëndafilave” përshkohet nga lumi i bukur Vjosa nga i cili merr emrin edhe lugina. Vlen të theksohet se ky lumë përshkon 58 km dhe renditet i dyti në Shqipëri për nga gjatësia.

Qyteti i Përmetit ofron shumë lokacione që janë mjaft tërheqëse për zhvillimin e turizmit. Ky destinacion turistik ka potenciale të mëdha natyrore dhe kulturore.
Ky qytet njihet mikpritje të rrallë, është qytet i këngëve popullore, lirike, qytet i verës e rakisë.

Qyteti i Përmetit me zonën rreth tij është i bekuar me të gjitha thesaret që mund të ofrojë natyra.
Ky vend ka edhe burime fantastike të ujërave termale, që janë krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti shëruese për shumë sëmundje, kështu duke ofruar një mundësi të artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ. Ujërat termale të këtushme janë të pasura me kripëra të ndryshme dhe me temperaturë rreth 29 deri në 40°C.

Përmeti konsiderohet si vendi më i qetë dhe me pamje më mahnitëse, duke mos harruar që simboli i këtij qyteti është shkëmbi 42 metra i lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katrorë, themelet e të cilit janë në buzë të lumit Vjosa dhe pranë maleve të bukura përreth që i japin pamje piktoreske.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












