Shqipëria
Mafia shqiptare blen drogë kolumbiane
Radioja kolumbiane “Caracol” në versionin online ua ka kushtuar një shkrim ngjarjeve të fundit me sekuestrimin e kokainës nga ky vend dhe arrestimin e shqiptarëve. Ajo shkrimin e ka titulluar “Mafia e rrezikshme shqiptare që ble drogë kolumbiane”, duke thënë se tashmë një rast i ri NarcoJet, një ton kokainë kapur në Spanjë që ishte nisur nga Kolumbia, zbuloi një klient të ri për trafikantët kolumbianë.
Ajo shkruan për megaoperacionin në Spanjë, mes të cilëve u arrestuan edhe dy shqiptarë. Radio Caracol ka mësuar rreth raportit të Interpolit, ku jepet me detaje rrezikshmëria e këtij grupi trafikantësh që marrin drogë në Evropë.
“Shumë nga anëtarët morën pjesë në luftën e Ballkanit dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak dhe dallohen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, citon Caracol raportin, përcjell TCH.
Në raportin e Interpolit shpjegohet se ish-ushtarët fitojnë besnikërinë e komuniteteve të tyre dhe anëtarëve të tyre nëpërmjet kontrollit ekonomik dhe kërcënimit për sigurinë e tyre.
“Duhet të theksohet se këto grupe kriminale në vendet e Evropës Lindore janë karakterizuar nga rruga e tyre e punës, bazuar në besnikërinë e anëtarëve të saj, të cilat arrijnë të kontrollojnë familjet e tyre në Shqipëri me lekë për t’i mbajtur ata, por në të njëjtën kohë për t’i kthyer në pengje, duke arritur të zgjerojnë lidhjet e tyre në të gjithë Evropën”, thuhet më tej, përcjell albinfo.ch.
Informacioni i këtyre grupeve është tashmë në duart e autoriteteve në pesë vende, të gjithë të interesuar për të frenuar trafikimin e drogës dhe për të kapur ish-ushtarët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












