Lajme
Madridi “mbyllet”, vala e Covid-19, alarmante
Madridi po kthehet nën masat e bllokimit në gjithë qytetin, pas një rritjeje me rastet e koronavirusit në kryeqytetin spanjoll.
Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të largohen ose të hyjnë në Madrid përveç për arsye pune, arsimimi ose shëndetësore, e tubimet do të kufizohen në gjashtë persona dhe dyqanet, baret dhe restorantet do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin me 50% dhe të mbyllen në orën 10:00.
“Madridi është i veçantë, sepse shëndeti i Madridit është shëndeti i Spanjës”, tha ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një konferencë shtypi të mërkurën, derisa njoftoi masat, duke e quajtur situatën “komplekse” dhe “shqetësuese”.
Madridi raportoi 1,586 infeksione të reja të mërkurën, ose 40% të rritjes kombëtare. Qeveria e saj rajonale kundërshtoi masat, duke argumentuar se shpërthimi ishte nën kontroll, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










