Shqipëri
Madrid: Shqipëria shpalos vendet e saj në panairin e turizmit
Shqipëria nga 22-26 janar prezanton potencialet e saj turistike mes 152 shteteve

Shqipëria do të prezantojë potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid, i cili mbahet nga 22 deri në 26 janar, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “edhe këtë janar, Shqipëria turistike e nis vitin me pjesëmarrjen në panairin gjigant të turizmit “Fitur” në Madrid me pjesëmarrjen e 152 shteteve dhe më shumë se 9000 ekspozuesve”.
“Vendi ynë qëndron krenarisht si një prej destinacioneve më atraktive në Europë , ku gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme jo vetëm të vizitorëve nga Spanja, por edhe të atyre nga vendet e Amerikës së Jugut”, tha Kumbaro.
Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.
Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.
Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë vizitorë të huaj. Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të Turizmit./atsh
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri