Lajme
Macron nuk ndalet me kritika kundër NATO-s dhe OKB-së
Emmanuel Macron ka sulmuar sërish ashpër verbërinë e atyre që preferojnë të mbyllin sytë para joefikasitetit të institucioneve të sotme globale që duhet të përballen me problemet e botës.
Presidenti francez priti liderët e botës në forumin e dytë të përvitshëm të paqes, në Paris, që ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai ka ndezur një seri reagimesh javën e shkuar, kur tha se NATO-s po i vdes truri, veçanërisht për mungesën e reagimit të saj ndaj tërheqjes amerikane nga Siria e veriut dhe ofensivën turke që pasoi.
“Rreziku me të cilin ne përballemi kolektivisht është tendenca që rishfaqet vazhdimisht në vendet tona letargjia. Rreziku i parë është t’i themi vetes se ne kemi organizata, ne na pëlqejnë ato, nuk i vëmë në diskutim, por ndonjëherë ato humbasin qëllimin, askush nuk e di se ku po shkojnë”, tha Macron, transmeton tch.
Po ashtu, në ceremoninë e hapjes së forumit të paqes në Paris, Macron tha se nuk duhet të ketë hipokrizi kur bëhet fjalë për funksionimin e organeve shumëkombëshe, si Kombet e Bashkuara, që sipas tij, janë të bllokuara.
“Unë mendoj se ne kemi nevojë për të vërtetën. Hipokrizia nuk funksionon më këto kohë. Përse? Sepse qytetarët tanë e shohin këtë! Kur nuk funksionon më siç duhet, ata na e thonë. Ndaj hipokrizia dhe heshtja nuk është një zgjidhje. Dhe, letargjia, nuk është një zgjidhje”, vijoi Macron.
27 shefa shtetesh, por edhe liderë biznesi dhe OJQ, janë ftuar në forumin dyditor në Paris. Mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











