Lajme
Macron, në përpjekje të formojë qeverinë pas humbjes së shumicës në Parlament

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë bisedime me rivalët e tij politikë këtë të martë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri funksionale.
Macron do të kërkojë mbështetjen e një ose disa partive të vogla për të kaluar reformat në Asamblenë Kombëtare, pasi humbi shumicën në Parlament pas zgjedhjeve të së dielës.
Gjashtë nga kundërshtarët politikë të Macron-it do të mbërrijnë në Pallatin Elysee dhe do të zhvillojnë takime të ndara, duke përfshirë udhëheqësen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Disa nga liderët e partive politike kanë kërkuar tashmë dorëheqjen e kryeministres Elisabeth Borne.
Edhe pse koalicioni i Macron-it, Ensemble fitoi numrin më të madh të vendeve në Parlament, 245, nuk mundi të sigurojë shumicën absolute.
Të dytët u renditen koaliconi Nupes, me 131 deputetë. Partia e Marine Le Pen renditet e treta me 89 vende.
Abstenimi ishte një tjetër zhgënjim i këtyre zgjedhjeve. 53% e francezëve zgjodhën të mos votojnë në shenjë proteste apo indiference. /Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë Një mërgimtare nga Peja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka organizuar dasmën e saj...
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
-
1 orë pritje në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit