Lajme
Macron kërkon kontrolle të rrepta për personat e radikalizuar dhe dëbimin e tyre
Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar autoriteteve ”të krehin” dosjet e njerëzve të radikalizuar që mund të dëbohen nga vendi, pas një sulmi islamik që i kushtoi jetën një mësuesi të premten, njoftoi sot presidenca.
Kreu i shtetit synon të sigurojë që nuk ka pasur “mbikëqyrje” në shqyrtimin e procedurave që synojnë personat e ashtuquajtur “dosjet S”, të dyshuar se përbëjnë një kërcënim të mundshëm për “sigurinë e shtetit”.
Ky njoftim vjen pas vrasjes së një mësuesi francez, të premten, para një shkolle të mesme në Arras nga një ish-nxënës 20-vjeçar i radikalizuar, me kombësi ruse, transmeton afp përcjell albinfo.ch.
Macron gjithashtu dëshiron që ministrat e tij “të tregojnë një shtet të pamëshirshëm ndaj të gjithë atyre që kanë urrejtje dhe ideologji terroriste”, u tha një këshilltar gazetarëve.
Në një qarkore, Ministria e Brendshme urdhëron të gjithë prefektët në vend që të mbledhin brenda 48 orëve grupet e vlerësimit të radikalizimit të departamenteve të krijuara në vitin 2014 për të ”rishqyrtuar në detaje” të gjitha ”rastet individuale”, ”veçanërisht kur bëhet fjalë për të huajt”, shpjegoi presidenca franceze.
Kjo përfshin “sigurimin që të gjithë njerëzit e radikalizuar që mund të dëbohen t’u përshpejtohen procedurat”.
Ideja është në veçanti për të parë nëse është e mundur të merret një leje konsullore në rastet kur kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani, veçanërisht në lidhje me Rusinë ku dialogu mbi këtë temë, dhe për këtë arsye, dëbimet janë ndalur ”de facto” që nga lufta në Ukrainë.
Përveç qarkores për prefektët për personat e radikalizuar, Ministrisë së Brendshme iu kërkua gjithashtu të studionte një ”përqasje të specializuar për të rinjtë nga Kaukazi në grupmoshën 16-25 vjeç”.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










