Lajme
Macron: Evropa të forcojë planet kundër emigracionit të paligjshëm
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i mendimit se Evropa duhet të forcojë planet kundër emigracionit të paligjshëm për t’u paraprirë flukseve që mund të vijnë nga Afganistani.
Në një deklaratë për shtyp të hënën, Macron paralajmëroi se “destabilizimi i Afganistanit mund të sjellë si rrezik flukse të shtuara migrimi të paligjshëm drejt Evropës”.
“Duhet të paraprijmë dhe mbrojmë veten ndaj flukseve të mëdha të migrimit të paligjshëm”, tha Macron. “Vetëm Evropa nuk mund t’i përballojë pasojat e kësaj situate”.
Deklarata e Presidentit francez u bë teksa pamjet e mijëra afganëve që përpiqeshin të largoheshin nga Kabuli u qarkulluan vrullshëm në rrjetet sociale.
Të hënën avionë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës morën nga Afganistani zyrtarë dhe familjarë të tyre për t’u siguruar jetën pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit.
Macron tha mbrëmjen e së hënës se Parisi, Berlini dhe vendet e tjera të BE-së duhet të shtynë pa vonesa për të ndërmarrë një nismë të koordinuar që “do të përfshijë solidaritetin, luftën kundër flukseve të paligjshme migratore dhe ngritjen e një rrjeti bashkëpunimi me vendet tranzitore, si Pakistani, Turqia dhe Irani”.
Udhëheqësi francez këmbënguli se Franca nuk do t’i braktisë bashkëpunëtorët afganë që “punuan për më të mirën e vendit të tyre”, përkthyesit, gazetarët, aktivistët, apo dhe artistët.
“Afganistani nuk duhet të kthehet në strehë të terrorizmit sikurse ishte dikur”, vijoi Macron.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












