Lajme
Macron: Europa do të dërgojë më shumë pajisje ushtarake
Pajisje ushtarake për të kundërshtuar Rusinë
Bëhet e ditur se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se vendet evropiane do t’i dërgojnë Ukrainës më shumë pajisje ushtarake për t’iu kundërvënë Rusisë, përcjell albinfo.ch.
Armët e reja, të cilat do të përfshijnë më shumë obusa francezë të tipit Cezar, vijnë ndërsa Rusia vazhdon të përballet me pengesa ushtarake në Ukrainë.
Duke folur në një samit evropian në Pragë, Macron tha: “Ne po punojmë vërtet për disa kërkesa, me disa anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe Cezarët e rinj”.
Javën e kaluar Rusia aneksoi rajonet Donestk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, që përfaqësojnë rreth 15% të vendit, pasi mbajti ato që ajo i quajti referendume – vota të denoncuara nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme dhe shtrënguese.
Megjithatë, një kundërofensivë ukrainase ka shtyrë forcat ruse prapa dhe ka rifituar pjesë të mëdha të Khersonit.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











