Lajme
Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit
Macron thotë se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të shtunën se gjatë bisedës telefonike me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, janë dakorduar për të shpejtuar dhe lehtësuar negociatat ndërmjet fuqive evropiane dhe Iranit rreth çështjes së programit bërthamor të vendit persik, ka shkruar The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Macron ka thënë se i ka shprehur “shqetësime të thella” Pezeshkianit sa i përket programit bërthamor iranian.
“Gjithashtu shpreha shqetësimin tim të thellë për programin bërthamor të Iranit. Edhe këtu, qëndrimi im është i qartë: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, dhe i takon Iranit të japë garanci të plota se synimet e tij janë paqësore”, ka shkruar Macron.
“Jam i bindur se ekziton një shteg që i jep fund luftës dhe i shmang rreziqet më të mëdha. Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”, ka vazhduar ai.
Macron ka shtuar gjithashtu se i kishte përsëritur presidentit iranian kërkesën për lirimin dhe kthimin në Francë të dy shtetasve francez Cecile Kohler dhe Jacques Paris, duke e cilësuar ndalimin e tyre si “çnjerëzor” dhe “të padrejtë”.
Çifti ishte arrestuar në aeroportin e Teheranit në maj të vitit 2022, ndërsa prisnin të ktheheshin nga një pushim 14-ditor.
Ata janë akuzuar gjithashtu për spiunazh dhe po mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, në të cilin vuajnë dënimin turistë perëndimorë, persona me nënshtetësi të dyfishtë dhe të burgosur politikë që shpeshherë përdoren nga Teherani si mjet presioni në negociatat me Perëndimin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













