Kosova
LVV kërkon dorëheqje nga Drejtori i Intelegjencës
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që Drejtoi i Agjencisë së Intelegjencës, Shpend Maxhuni të jap dorëheqje pas ngjarjeve të fundit lidhur me familjen e tij.
Në një konferencë për media, deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se raportimet e fundit për djalin e Maxhunit ku thuhet se është ndaluar nga policia për narkotik e armëmbajtje pa leje, janë skandale të cilat lidhen me familjen e Shpend Maxhunit.
“Ne dyshojmë, e qytetarët janë të sigurt, se bëhet fjalë për privilegjim të të afërmëve të njerëzve që kanë kapur majat e institucioneve tona shtetërore. Më e rëndë sesa arrestimi dhe fajësia e djalit të Maxhunit është tentativa e institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë për ta mbuluar të vërtetën. Shpërputhja mes deklaratave të prokurorisë dhe të policisë për rastin ‘Maxhuni’ janë prova se ka patur tashmë ndërhyrje nga lartë për ta deformuar ngjarjen”, ka thënë Selimi.
Sipas VV-së, emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ai skandaloz i Drejtorit të AKI-së dhe drejtimi i Prokurorisë nga një kryeprokuror si Lumnezi janë bërë pikërisht duket pasur në mendje nevojën e ndërhyrjeve nga sipër për raste të tilla dhe jo garantimin e sigurisë dhe drejtësisë për qytetarët.
“Dorëheqja, apo në mungesë të përgjegjësisë morale, shkarkimi i drejtuesve të tillë të institucioneve të sigurisë do të ishte hapi i parë drejt reformës shumë të nevojshme ne drejtësi dhe në organet e sigurisë në Kosovë”, tha tutje Selimi.
Gjithashtu gjatë konferencës është përmendur edhe nevoja e Vetingut në institucionet e sigurisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














