Lajme
LVV-ja refuzon propozimin e LDK-së për kryeparlamentarin, e quan ‘tallje’
Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur ‘tallje’ propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri, shkruan Kallxo.com.
Ata kanë thënë se nuk mund të shkarkohet Glauk Konjufca i LVV-së nga posti i kryeparlamentarit “sepse ai ka marrë votat e deputetëve”. “As z. Kurti, as Mustafa, as askush nuk do të ishte e pranueshme të marrë guximin dhe t’i kërkojë kryeparlamentarit aktual që është votuar me votat e deputetëve që të japë dorëheqje.
Sepse ky është një vendim arbitrar dhe është një shije e keqe mbi atë që duam të bëjmë. Ne jemi zotuar për ndryshime në këtë vend dhe po fillojmë me kësi lojëra”, ka thënë Liburn Aliu në “Rubikon” të “KTV-së.
“Madje, kjo është tallje nga LDK-ja. Është tallje me institucionin. Dorëhiqu ti, dorëhiqu ai….” ka thënë deputetja Albulena Haxhiu. Kanë kaluar 100 ditë që prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe dy partitë e para, LVV dhe LDK, ende nuk po munden ta arrijnë një marrëveshje. Nga takimet e fundit, në publik kanë rrjedhur edhe propozimet për formimin e ekzekutivit kosovar.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dy formula të ndryshme për ndarjen e posteve shtetërore.Partia e Albin Kurtit ka propozuar formulë për krijimin e qeverisë së re. Sipas LVV-së, përveç pozitës së Kryeministrit, numri i ministrive duhet të shtohet nga 12 në 14 sosh, ndërsa 5 ministri t’i takojnë VV-së e 6 LDK-së, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










