Kosova
LVV-ja me gati gjysmë milioni vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Afro 500 mijë vota për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese e zgjedhjeve me gjithsej 486 mijë e 994 vota, sipas rezultateve nga votat e numëruara deri më tani, shkruan albinfo.ch.
Nga ky total, një pjesë dërrmuese e votave janë përqendruar te kryetari i subjektit dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka arritur të grumbullojë 404 mijë e 023 vota personale.
Kjo shifër e bën Kurtin kandidatin më të votuar në këto zgjedhje, duke reflektuar një mbështetje të lartë individuale brenda dhe jashtë elektoratit të LVV-së.
Procesi i numërimit të votave ka përfshirë votat e rregullta, ato me kusht, si dhe votat nga diaspora, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në ditët në vijim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











