Lajme
Lushtaku e Selimi dërgohen në paraburgim
Nga masa e arrestit kanë shpëtuar vetëm ata që janë dënuar nën 5 vjet janë, derisa Lushtaku e Selim janë transferuar në paraburgim. Grupi i Drenicës u dënua me 50 vjet burg
Menjëherë pas shpalljes së verdiktit nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, ish komandantët e UÇK-së janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e paraburgimit. Nga masa e arrestit kanë shpëtuar vetëm ata që janë dënuar nën 5 vjet janë, derisa Sami Lushtaku e Sylejman Selim janë transferuar në paraburgim.
Ish-Komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet, ndërsa, Sylejman Selimi, ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm me 6 vjet burg. Selimi megjithatë është dënuar edhe me 8 vjet të tjera për një vepër tjetër që lidhet gjithashtu me krime lufte (Drenica2).
Së bashku me Selimin e Lushtakun me gati gjysmë shekulli burgim janë dënuar edhe Jahir e Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi me nga 7 vjet secili. Ndërsa për veprën penale keqtrajtim të personave të ndaluar, me nga 3 vjet janë dënuar Agim, Bashkim, Driton dhe Selman Demaj, Fadil dhe Nexhat Demaku.
Nga aktakuza u liruan Sabit Geci, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari.
Dënimi i tyre do të reflektohet edhe nmë komuna kua ata jetojnë në Drenas dhe Skenderaj. Derisa Lushtaku është zgjedhur kryetar i Komunës së skenderjat, Nexhat demaku është kryetar i Komunës së drenasit. Sipas ligjit, nëse gjykimi bëhet i plotfuqishëm, këto dy komuna shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune.
Menjëherë pas këtij vendimi kanë reaguar Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, sepse vetëm kështu, sipas tyre, ndërpriten padrejtësitë ndaj luftës çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj.
Kundër dënimeve të larta për ish-eprorët e UÇK-së kanë reaguar deputetët Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj. “Kur bëhet fjalë për dënimin e luftëtarëve të UÇK-së, atëherë vetëm drejtësia mungon”, ka thënë Selimi, derisa mbrojtja ka deklruar se menjëherë do të bëj ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Sami Lushtaku ka vrarë me tre plumba një kolaboracionist shqiptar në rajonin e Drenicës, ndërsa Sylejman Selimi dhe të tjerët kanë keqtrajtuar fizikisht dhe kanë torturuar një spiun në vitit 1998. ata po ashtu akuzohen edhe për keqtrajtim të disa të burgosurve në burgun e Likovcit në Drenicë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












