Lajme
Lushtaku dënohet me12 e Selimi me 6 vjet burg
Dy ish eprorët e UÇK-së janë gjetur fajtor për keqtrajtim të disa spiunëve dhe vrasjen e një qytetari në Burgun e Likocit në Drenicë, gjatë periudhës së luftës.
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet heqje lirie, ndërsa ish-komandanti rajonal i UÇK-së dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg. Vendimi është marrë nga Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Ata janë gjetur fajtor për keqtrajtimin dhe vrasjen e një qytetari në Burgun e Likocit në Drenicë, gjatë periudhës së luftës. Ndërsa Sabit Geci, bashkëluftëtarë tjetër i tyre, është liruar nga akuza për krime lufte ndaj popullatës civile.
Sipas verdiktit të gjykatës, Sami Lushtaku është shpallë fajtor për vrasjen e një personi në shtator të vitit 1998, ndërsa Sylejman Selimi si pjesë e UÇK ka shkelur konventat e luftës, duke e trajtuar çnjerëzisht një dëshmitar si spiun serb. Sami lushtaku është kryetar i Skenderajt ndërsa Selimi ka qenë ambasador i Kosovës në Tiranë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












